Shefja e Teknologjisë e OpenAI që mbështetet nga Microsoft, Mira Murati ka vendosur largimin nga firma e Inteligjencës Artificiale.
“Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI,” shkroi ajo në një letër të hapur për kompaninë, të cilën e publikoi gjithashtu në X .
“Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e pëlqejnë, megjithatë, ky moment ndihet i duhuri.”- vijoi ajo
Murati është drejtuesja më e fundit i nivelit të lartë që largohet nga startup-i.
Vajza me origjinë shqiptare, ka qenë pjesë e kompanisë që krijoi ChatGPT për gjashtë vjet e gjysmë.
Prej pak kohësh shërbeu si CEO në nëntor kur bordi shkarkoi bashkëthemeluesin Sam Altman.


