Përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2025 në PS nisin herët. Tashmë është e qartë cili është ekipi dhe detyrat që kanë.
Por kryeministri Edi Rama, nuk ndalet as publikisht duke ua kujtuar drejtuesve politikë të qarqeve.
Duke qenë se këtë të enjte nuk do të ketë seancë plenare pasi është java e gjelbër dhe të zgjedhurit do të kenë takime me zgjedhësit.
Rama ka postuar në Facebook një galeri fotosh të drejtuesve të qarqeve, deputeteve dhe strukturave të PS, duke kërkuar angazhim kapilar në çdo qark të vendit.
Postimi i Ramës:
Java e Gjelbër e Kuvendit një javë angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030🌹për #SHQIPËRINË2030🇦🇱
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱



