Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në perëndim të Gjermanisë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një tren rajonal ka goditur një tren mallrash të parkuar duke plagosur 14 persona.
Spiehel raporton se menjëherë në vengjarje ka mbërritur një helikopter i cili ka transportuar disa nga të plagosurit në spital.
“Treni rajonal, ku ndodheshin rreth 30 persona, ra në shinat ngjitur gjatë udhëtimit dhe për këtë arsye goditi lokomotivën e trenit të mallrave, që ishte parkuar aty”, tha zëdhënësi i policisë.
Të dy trenat kanë mbetur në shina pas aksidentit.


