Italia u trondit nga rasti i një 50-vjeçari në Modena, i cili gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në një emision televiziv rrëfeu se ka vrarë nënën e tij të moshuar.
Bëhet fjalë për Lorenzo Carbone, i cili shpërtheu në të qara dhe pranoi se dje ka vrarë nënën e tij, e cila vuante nga demenca.
“Nuk e di pse e bëra, ndonjëherë përsëriste të njëjtat gjëra, nuk duroja dot më”, tha ai.
Gazetari i emisionit ka telefonuar menjëherë karabinierët, të cilët kanë arrestuar autorin.
Trupi i të moshuarës u gjet në shtëpinë e saj nga motra e Lorenzo Carbone. Ai vetë, ndërkohë, ishte larguar, për disa orë, duke shkuar në një shtëpi familjare në fshat.
Më pas, kur u kthye në pallatin ku banonte e ëma, gazetari e priste në hyrje dhe autori, duke iu përgjigjur pyetjeve të tij, vendosi të rrëfente se ishte përgjegjës për mbytjen e tetëdhjetë vjeçarit.


