Dy shqiptarë, pjesë e një bande kriminale kanë dalë përpara drejtësisë zvicerane për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi u kapën me drogë në Zvicër.
Sipas mediave të huaja, dy të rinjtë shqiptarë janë dënuar me burg si dhe pas përfundimit të dënimit do të dëbohen nga Zvicra drejt vendit tonë.
23-vjeçarët udhëtuan për në Zvicër në nëntor 2023. Të rinjtë u takuan në komunitetin e Zuzwil, ku ata ishin pjesë e një organizate shqiptare të trafikut të drogës.
Njëri prej tyre u arrestua nga policia gjatë pazarit të dytë të paligjshëm të drogës në Flawil, ndërsa personi i dytë është kapur në flagrancë teksa ishte duke ja mbathur me një çantë shpine plot kokainë dhe heroinë nga vendi ku policia po kryente kontrolle.
Dy shqiptarët u u dënuan me 20 muaj burgim.
Prokuroria kishte kërkuar dëbime nga vendi për shtatë ose tetë vjet.
Të rinjtë duhet të paguajnë edhe shpenzimet procedurale prej 10.487 frangash ose 11.226 frangash.


