Një futbollist profesionist u arrestua në Skoci me akuzën se kishte organizuar të importonte kanabis me vlerë 600,000 paund nga Tajlanda përmes aeroportit Stansted.
Jay Emmanuel-Thomas, 33 vjeç, u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) në Gourock, Inverclyde, të mërkurën në mëngjes në një operacion të realizuar nga Policia e Skocisë.
Emmanuel-Thomas aktualisht luan për Greenock Morton në kampionatin skocez.
I lindur në Londër, ai e filloi karrierën në Arsenal dhe vijoj të lunate për klube të ndryshme, duke përfshirë Ipswich Town, Bristol City, QPR, Livingston dhe Aberdeen.
Pas arrestimit të tij, Emmanuel-Thomas u transferua në Carlisle për t’u marrë në pyetje.
Ai do të përballet me drejtësinë në Gjykatën e Magjistraturës Carlisle sot, i akuzuar për importimin e drogave të klasit B.



