TIRANË– Në një kohë që Liri Berisha dhe vajza e saj, Argita Malltezi hyjnë pa radhë në funeralin e Gert Bogdanit, djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha gjendet në krah të tyre.
Djali i Enverit pret në rradhë, ndërsa familja e Saliut pa rradhë.

Homazhet për ish-deputetin Gerti Bogdani kanë nisur prej orës 10:00 në ambientet e Kuvendit, ndërsa radhë të gjata pjesëmarrësish janë vënë re në oborrin e Parlamentit. Në fillim kanë kryer homazhe deputetët e Partisë Demokratike, dhe më pas personalitete të tjera politike, presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, si dhe grupi parlamentar socialist, dhe ministra të qeverisë Rama. Gerti Bogdani humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak, të mërkurën e 18 shtatorit, në moshën 44-vjeçare. Bogdani ka shërbyer për dy mandate si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, gjithashtu ka qenë pjesë e rëndësishme e strukturave të Partisë Demokratike.


