Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ‘Ra bombë ky lajm i ikjes tënde o Gerti’/ Ish-kolegët në lot, deputetja rrëfen takimin e fundit me Bogdanin

    September 18, 2024

    Deputetja Oriola Pampuri është shprehur e tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Gerti Bogdanit.

    Ajo tha se Gerti ishte një djalë i shkëlqyer, që dha shumë kontribut jo vetëm për PD-në, por edhe për Shqipërinë.

    “Ky është një lajm tronditës. Me Gertin kemi dy ditë që jemi takuar, jetojmë në një lagje. Jemi të dy nga Tirana, kur kam qenë kandidate për herë të parë më 2017, kam qenë në garë në zonën ku jetojnë prindërit e Gerti Bogdanit.

    Gerti është ndër ata çuna, që dy fjalë janë pak për ta përshkruar. Kjo ishte ikje e padrejtë dhe jam e shokuar nga lajmi i trishtë që kam dëgjuar. Gerti dhe familja e tij ishin njerëz të mrekullueshëm”, tha Pampuri.

    Edhe deputeti Flamur Noka në një reagim në rrjetet sociale shprehet se lajmi i vdekjes së Gerti Bogdanit është si një ‘bombë’.

    Flamur Noka:

    Ra bombë ky lajm i ikjes tënde o Gerti.

    Djalë i ri, baba, bashkëshort, intelektual e me gjithë të mirat e Zotit. Solle në #PD kulturë debati, qetësi e mirësjellje. Ndjej keqardhjen më të madhe për të shtrenjtët e tu që le pas dhe për jetën tënde të këputur në mes.

    Thonë që nuk ka radhë në këto punë, thonë se janë punët e Zotit, por për mua e për të gjithë që ndanë çaste jete me ty është padrejtësi e madhe ikja kaq i ri.

    Ngushëllimet më të ndjera familjes Bogdani! Ngushëllime familjes tënde, që do të të mbajnë në zemër përjetë bashkë me miqtë e tu të shumtë. Lamtumirë Gert Bogdani!

    Të gjithë do të vijmë një ditë atje. U prehsh në paqe! Dhimbja mbeti pas teje.

    Si ndodhi vdekja e Gerti Bogdanit

    Gerti Bogdani dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime.

    “Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është larguar për në tualet.

    Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë.

    Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

    Më pas kanë lajmëruar ambulancën, por sipas dëshmitarëve është vonuar. Gerti Bogdani ka marrë ndihmën e parë mjekësore në ambulancë dhe më pas në QSUT, por nuk arriti që të mbijetojë.

    Njoftimi i Policisë:

    Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

    Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    arrest kardiak Vdes Gerti Bogdani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.