GJADËR– Është shtyrë sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër. Ndërsa kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka thënë se jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm, por sipas saj duhen edhe disa javë që të jetë perfekt.
“Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët, por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë, nuk më intereson.”- ka thënë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, sipas Ansa.
Theksojmë se Kampi i Gjadrit ishte parashikuar të hapej në fillim shtatorit./ANSA
LEXO EDHE: Qendrat e emigrantëve në Gjadër, Meloni: Hapen javën tjetër


