Pas spekulimeve të shumta, duket se ndarja mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit është e vërtetë. Sot të dy kanë zgjedhur të postojnë në rrjetet sociale, secili në ‘jetën e vet’.
Romeo ka reaguar në mënyrën e tij. Ai publikoi një video në InstaStory ku shihet duke drejtuar një motor, dhe i ka bashkangjitur një këngë që në një pjesë të saj thotë: “Të gjithë jemi vetëm, thjesht humbasim kontrollin,” duke lënë të kuptohet për ndonjë reflektim personal pas ndarjes.
Zërat për krisjen e marrëdhënies mes tyre nisën që në ditëlindjen e Romeos, ku mungesa e urimit publik nga Heidi ngjalli dyshime tek ndjekësit e tyre. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur direkt për situatën, veprimet e tyre në rrjetet sociale duket se po i japin përgjigje pyetjeve të fansave.



