Një aksident me dy të plagosur u regjistrua këtë të hënë në fshatin Theth. Policia bën me dije se shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Në fshatin Theth, shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


