Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Shifra astronomike të vazhdimit të pagave në rast sëmundjeje

    September 16, 2024
    Shifra astronomike të vazhdimit të pagave në rast sëmundjeje
    Foto ilustruese

    GJERMANI– Në vitin 2023, punëdhënësit në Gjermani shpenzuan 76.7 miliardë euro, më shumë se kurrë më parë, për vazhdimin e pagave për punonjësit e sëmurë. Ministri i Financave Lindner do të heqë raportin mjekësor përmes telefonit.

    Punëdhënësit gjermanë kanë shpenzuar vitin e kaluar një shumë rekord për pagesat në vazhdim të pagave në rast sëmundjeje: Gjithsej 76.6 miliardë euro, sipas një studimi të Institutit të Ekonomisë Gjermane të lidhur me punëdhënësit (IW). Nëse ky trend vazhdon, kjo do të thotë se kostot do të dyfishoheshin brenda 14 viteve.

    Instituti i Ekonomisë Gjermane, IW për studimin është bazuar në të dhënat nga Ministria Federale e Punës dhe sigurimet shëndetësor, por edhe në vlerësimet e veta. Niveli i lartë i punësimit, rritjet e forta të pagave, por edhe niveli i lartë i vazhdueshëm i sëmundjeve bëjnë që të mos pritet ndryshim i zhvillimeve në vitin në vijim.

    Pagat vazhdojnë të paguhen deri në gjashtë javë

    Nëse punonjësit e sëmurë dorëzojnë raportin mjekësor brenda tre ditëve, paga e tyre vazhdon të paguhet nga punëdhënësi deri në gjashtë javë. Në rast të sëmundjeve të frymëmarrjes, raporti mund të lëshohet edhe pas kontaktit telefonik nga mjeku, një risi kjo që mbeti në fuqi që me pandeminë e Coronës. Nëse shërimi zgjat më shumë se gjashtë javë, kompanitë e sigurimeve shëndetësore paguajnë kuotën e pagesës për rast sëmundjeje në masën 70 për qind të pagës së rregullt bruto.

    Nivel i lartë i raporteve të punëmarrësve
    Sipas autorit të studimit Jochen Pimpertz, niveli i lartë i punësimit dhe rritja e ndjeshme e pagave dhe mëditjeve shpjegojnë vetëm pjesërisht rritjen e kostove. Është rritur ndjeshëm edhe numri i ditëve të sëmundjes të punëmarrësve. “Në vitin 2010, organizata ombrellë e kompanive të sigurimeve shëndetësore të kompanive (BKK) regjistroi mesatarisht 13.2 ditë kalendarike në të cilat anëtarët e sigurimit të punësuar paraqitën një raport mjekësor, por në vitin 2022 vetëm 22.6 ditë”, shkruan Pimpertz. Prandaj, instituti mbështet kufizimin e mëtejshëm të opsioneve për marrjen e pushimit mjekësor pa kontakt të drejtpërdrejtë personal me një mjek.

    REKLAMË

    Ministri i Financave Lindner për heqjen e raportit mjekësor përmes telefonit

    Drejtuesi i FDP-së, Christian Lindner kërkon të heqë pushimin mjekësor përmes telefonit. “Në të ardhmen, do t’iu duhet të shkoni përsëri te mjeku për të raportuar sëmundjen dhe nuk do të jeni në gjendje ta bëni atë vetëm përmes telefonit,” tha Ministri Federal i Financave në një event këtë javë në Berlin. Ai theksoi, se nuk do të akuzojë askënd për keqshfrytëzimin e rregullores aktuale. Por sipas tij, fatkeqësisht, ekziston “një korrelacion midis nivelit vjetor të sëmundjeve në Gjermani dhe futjes së masës, e cila synohej fillimisht si reduktim i mirë i burokracisë”.

    Mundësia e marrjes së raportit mjekësor përmes telefonit u vendos gjatë pandemisë së Coronës. Në dhjetor 2023, Komisioni Federal i Mjekëve, kompanive të sigurimeve shëndetësore dhe klinikave vendosi pas kësaj një rregullore të përhershme. Pacientët mund të kërkojnë raportin mjekësor me telefon nëse mjeku i njeh dhe nuk kanë ndonjë simptomë serioze të sëmundjes. Si pjesë e nismës së rritjes ekonomike, qeveria federale ka rënë dakord të rishikojë masën për shkak të rritjes së nivelit të raporteve mjekësore të punonjësve./dw
    gjermani paga në rast sëmundjeje Shifra astronomike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.