Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Certifikimi ISO 9001 nga kompania gjermane DEKRA/ Veliaj: Nga një qytet i falimentuar e kthyem në kryeqytetin e turizmit

    September 13, 2024
    Certifikimi ISO 9001 nga kompania gjermane DEKRA/ Veliaj: Nga një qytet i falimentuar e kthyem në kryeqytetin e turizmit

    Pas një vlerësimi 6-mujor, kompania e njohur gjermane DEKRA, e specializuar në certifikimin e institucioneve për sistemet e menaxhimit të cilësisë në shërbim, ka vlerësuar me certifikatën ISO-9001 administratën qendrore të Bashkisë së Tiranës.

    Kështu, Bashkia e Tiranës bëhet bashkia e parë në vend, e cila certifikohet nga një kompani e huaj për menaxhimin e punëve të qytetit.

    Në ceremoninë zyrtare të marrjes së certifikimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për qytetin, i ardhur nga puna e përbashkët e skuadrës që i shërben çdo ditë një milion qytetarëve dhe ka transformuar Tiranën.

     “Urime për këtë super vlerësim! Është një arritje e përbashkët e kësaj skuadre fantastike, që ka transformuar kryeqytetin, e kësaj skuadre që Tiranën e bëri Kryeqytetin Evropian të Rinisë, më pas Qytetin Europian të Sportit, dhe vitin tjetër Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut, por mbi të gjitha, të një skuadre që i shërben me dinjitet, me cilesi dhe respekt një milion banorëve të qytetit tonë. Ky vlerësim është për administratën qendrore të bashkisë dhe njësive administrative. Një administratë, e cila proceson, trajton dhe zgjidh 50 mijë problematika në vit ose rreth 150 raste në ditë. 50 mijë halle në vit zgjidhen nga kjo administratë, e cila filtrin ose “lupën” e këtyre 6 muajve bashkëpunim me kompaninë prestigjioze gjermane DEKRA dhe agjentët e saj në rajon, e ka kaluar me notën 10. Ne po bashkëpunojmë me “Delivery Associates” dhe DEKRA, si kontrollorë të cilësisë, për t’u siguruar që procedurat tona, mënyra si i marrim vendimet, mënyra si i trajtojmë shqetësimet e qytetarëve janë ato të duhurat”, u shpreh Veliaj.

    Ai tha se në vitin 2015, Tirana konsiderohej si kryeqyteti i fasonerisë dhe kishte një administratë të falimentuar, ndërkohë sot ka një buxhet 10 herë më të madh për punët e qytetit dhe ka si kryefjalë të ekonomisë së saj turizmin dhe punët digjitale.

    “Ne morëm një qytet të falimentuar, gjetëm një bashki të falimentuar. Sot, bashkia ka një buxhet 10 herë më të madh, çka do të thotë se mund të bëjë 10-fishin e punëve. Në vitin 2015 morëm një skuadër të ngjashme me “Delivery Associates” dhe DEKRA, siç ishte Qendra e Harvardit, për të na bërë një skaner të ekonomisë së Tiranës. Skaneri na rezultoi se 25% e produktit të Tiranës ishin tekstil dhe 25% të tjera ishin këpucë. Pra, ne ishim kryeqyteti i fasonerisë. Kur bëmë të njëjtin skanim vjet, 25% e Tiranës sot është turizëm dhe 25% janë punët dixhitale; pra, është transformuar 50% e ekonomisë. Është një zinxhir i jashtëzakonshëm ekonomik që e ka transformuar Tiranën nga kryeqyteti i fasonerisë, në kryeqytetin e turizmit dhe punëve dixhitale”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

    Kryebashkiaku u ndal edhe te transformimi i institucioneve arsimore gjatë këtyre viteve, kur në Tiranë janë ndërtuar 45 shkolla të reja, me të njëjtat standarde si në periferi edhe në qendër.

    “Administrata para nesh nuk kishte ndërtuar asnjë shkollë të re. Kurse ne këtë javë hapëm shkollën e 45-të në Tiranë. Sot të gjitha shkollat e reja, se quhet “Sami Frashëri”, se është “Emin Duraku”, “Xhezmi Delli”, “Servete Maçi”, “Kosova” apo “Partizani”, janë të gjitha me të njëjtin standard për qytetarët, nga qendra deri në periferi. I morëm çerdhet dhe kopshtet kur ishin më keq se burgjet, se burgjet i kishin bërë të standardeve të BE. Fëmijët vërtet mund të jenë 25% e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes. Sot mjafton vetëm një statistikë për të kuptuar sa janë përmirësuar çerdhet dhe kopshtet: Nga 3 mijë fëmijë në 2015, sot shërbehen 16.850. 5 herë e gjysmë më shumë dhe përsëri ka kërkesa dhe përsëri duhet të punojmë”, shtoi më tej Veliaj.

    Kompania gjermane DEKRA, e cila është aktive prej 90 vitesh, e themeluar në vitin 1925 në Berlin, është sot një nga organizatat kryesore të ekspertëve në botë, me shërbime ekspertësh të kualifikuar dhe të pavarur, e cila punon për sigurinë në më shumë se 50 vende. Certifikimi ISO 9001 është Standardi Ndërkombëtar i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe merrja e kësaj certifikate nënkupton se Bashkia e Tiranës është një institucion që ofron shërbime të certifikuara dhe me standarde.

    certifikimi DEKRA Veliaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    June 14, 2026

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    June 14, 2026

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    June 14, 2026

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.