PRISHTINË– Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me homologun e saj në Kosovë Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sa i takon ngritjes së aktakuzës për sulmin në Banjskë që ndodhi shtatorin e vitit ta kaluar, Konjufca deklaroi se fraza më e mirë e cila i shkon këtij lajmi është “më mirë vonë se kurrë”.
“Sa i përket aktakuzës lidhur me sulmin terrorist prapa të cilit qëndronte Serbia e cili u bë një Banjskë në shtator të vitit të kaluar, ky po që është një lajm i mirë, dhe një lajm të për të cilin nuk dua të jap kritika e më pastaj të tjera se pse u vonua kaq shumë. Do të thoja që fraza më e mirë e cila i shkon këtij lajmi është “më mirë vonë se kurrë”, dhe kështu ka ndodhur. Sa i përket gjithë atij numri të madh të kriminelëve të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në këtë sulm, pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, gjithë fokusin dhe ju si gazetarë ju inkurajoj që ta keni nga institucionet e drejtësisë, që ky proces të shkojë ashtu siç duhet, të zhvillohet në mënyrë profesionale dhe që të gjithë kriminelët që ishin përgjegjës për këtë sulm, e në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ta marrin dënimin e merituar dhe të dalin para bankave të drejtësisë.”-shtoi Konjufca.


