TIRANË– Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës të çështjes “Gërdeci”.
Pritet që në seancën e sotme të dëgjohen përgjigjet e ekspertëve të akt-ekspertimit ekonomiko-financiar mbi pyetjet e bëra me shkrim nga palët.
Mediu është marrë i pandehur dhe akuzohet për “shpërdorim detyre”./Radar.al


