KORÇË– Zhvillim i ri ka ndodhur këtë të shtunë mbi çështjen e vrasjes së Egli Progës. Bëhet me dije se drejtuesi i Prokurorisë së Korçës ka marrë vendimin për të larguar prokuroren, Vasjana Postoli, nga kjo çështje.
Theksojmë se ky ndryshim vjen në përgjigje të kërkesës së familjes së viktimës, e cila kishte kërkuar zëvendësimin e Postolit për arsye që lidhen me trajtimin e çështjes.
Postoli kishte qenë në detyrë për të hetuar rastin e Denis Meçes, i cili është i dyshuar për vrasjen e Egli Progës.
Në një vendim të mëparshëm, ajo kishte ndryshuar akuzën ndaj Meçes, duke e cilësuar atë si “vrasje nga pakujdesia”.
Egli Proga u vra më 10 Gusht 2024, si pasojë e dhunës brutale që ushtroi mbi të, Denis Meçe.

