Një automjet ka rënë në një kanal të ujërave të zeza në Durrës duke rrezikuar që të mbyten drejtuesja dhe vajza e saj e mitur.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme në një rrugë dytësore në lagjen nr.17.
Sipas burimeve nga vendngjarja, shoferja ka humbur kontrollin e automjetit e për pasojë ka rënë në kanal.



