Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Në 2017 vr*u efektivin e RENEAS/ Kush është 26-vjeçari që bashkëpunoi për vr*sjen e Rroshkodolit? (Foto)

    September 6, 2024
    Në 2017 vr*u efektivin e RENEAS/ Kush është 26-vjeçari që bashkëpunoi për vr*sjen e Rroshkodolit?

    Pas hetimeve të kryera, është arritur të identifikohohet emri i personit që ra në pranga për vrasjen e Elis Rroshkodolit.

    Emri i tij është Xhuliano Malo 26-vjeç, ndërsa 3 të tjerë bashkëpunëtorë në krim, janë shpallur në kërkim.

    Por Malo nuk është emër i panjohur për policinë, kush është shtetasi në fjalë?

    26-vjeçari mësohet së lindi në Lazarat.

    Ai u arrestua në vitin 2017 nga policia pas vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

    Xhulio Malo

    Në momentin e arrestimit në atë periudhë Malos iu gjetën një sasi e madhe municionesh në automjetin që ai drejtonte.

    Malo,  gjatë dëshmisë së tij për sulmin ndaj RENEA-s, bëri e dije se autorët e vrasjes së Ibrahim Bashës janë vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko së bashku me një person tjetër.

    Hetimet e kryera të policisë:

    Nga hetimet e kryera rezultoi se këta 4 persona organizuan dhe kryen vrasjen e Elis Rroshkodolit.

    Gjithashtu policia ka zbuluar edhe një garazh në Tiranë, që iu shërbente atyre, si bazë për të fshehur automjete të trafikuara, që do t’i përdornin gjatë kryerjes së krimeve.

    Si prova materiale mësohet se policia sekuestroi 3 makina të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së Rroshkodolit.

    14 plumba depërtuan trupin e viktimës nga 18 që u shkrepen prej një distance të afërt nga pistoleta me silenciator, paraditen e së premtes së 30 gushtit.

    Ju kujtojmë se dhe  viktima Rroshkodoli nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ai në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë.

    Njoftimi i Policisë

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fjalëkryqi” u arrestua shtetasi me iniciale Xh.M, 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

    Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

    Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.).

    Policia po vijon kërkimet për lokalizimin dhe ndalimin e tre shtetasve të shpallur në kërkim.

     

    foto vrasja e Rroshkodolit Xhulio Malo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.