Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i djeshëm në Shkodër, ku mbeti i vrarë Elis Rroshkodoli.
Sipas burimeve mësohet se në lokal nuk kishte kamera sigurie, ç’ka ua lehëtësoi punën organizatorëve të vrasjes.
Nga 18 plumba që u qëlluan në drejtim të tij, mësohet se 14 kapën trupin e tij, të cilat i sollën dhe vdekjen e menjëhershme.
Sipas dëshmitarëve, para lokalit ndaloi një automjet tip “Benz” ngjyrë gri, dhe një person qëlloi në drejtim të Rroshkodolit.


