DURURËS– Ka përfunduar seanca e sotme në Gjykatën e Durrësit për presidentin e KF Iliria Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij Adolfin, Brajanin dhe Santiagon, pasi u akzuan se kishin kërcënuar presidentin e FSHF-së Armand Duka.
Është vendosur se Nazmi Selmani dhe Petrit Selmani u është caktuar masa ‘Arrest me burg’, ndërsa për tri djemtë janë liruar dhe u është caktuar masa ‘Detyrim paraqitje’.
Selmani së bashku me 3 djemtë e tij akuzohen se më 30 Gusht 2024 kërcënuan me anë të një SMS-je presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Arsyeja është mos grumbullimin në Kombëtare i Gentian Selmanit, djali tjetër i Nazmiut, portierit të Tiranës.


