Personi që shihni në foton më lart është Presidenti i klubit të futbollit Iliria i cili është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka kërcënuar Presidentin e FSHF Armand Duka.
Nazmi Selmani, së bashku me tre djemtë e tij futbollistë dhe Redian Haxhi, u arrestuan pasi kanë kërcënuar presidentin e FSHF-së, një natë më parë (30 gusht 2024). Fillimisht ata i kanë dërguar sms kërcënuese Dukës, e më pas gjatë natës i kanë shkuar dhe pranë banesës.
Në pranga janë vënë shtetasit Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani.


