Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen “Don Boskon”, në kryeqytet.
Sipas burimeve të para mësohet se ka patur të shtëna me armë zjarri, ku për rrjedhojë kanë mbetur 2 të plagosur.
Njofitmi i Policisë
Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.


