Të gjithë jemi të vetëdijshëm vit pas viti se si po ndryshon klima dhe pasojat që ajo po sjell për jetën në tokë.
Por për të përcjellë një mesazh kuptimplotë, Papa Françesku ka zgjedhur fjalët dhe ka thënë:
“Nëse matim temperaturën e planetit, do të na tregojë se Toka ka ethe. Dhe ndihet e sëmurë, si çdo i sëmurë. Por a e dëgjojmë ne këtë dhimbje?”
Më pas, Papa na fton të lutemi “që secili prej nesh të dëgjojë me zemër britmën e Tokës dhe britmën e viktimave të fatkeqësive mjedisore dhe krizës klimatike, duke u angazhuar personalisht për të mbrojtur botën që banojmë”.
Përktheu Radar.al nga TGcom


