Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Adoleshenti përplasi për vd*kje 82-vjeçaren në Bulqizë/ Djali i të moshuarës dhe dy infermiere tentuan të fshihnin ngjarjen

    August 30, 2024
    Adoleshenti përplasi për vd*kje 82-vjeçaren në Bulqizë/ Djali i të moshuarës dhe dy infermierë tentuan të fshihnin ngjarjen

    Një adoleshent 16-vjeçar  është vënë në pranga, pasi përplasi për vdekje në fshatin Ostren të Bulqizës një 82-vjeçare.

    Fillimisht, vdekja e të moshuarës u raportua si natyrale, por pas hetimeve të thelluara u zbulua se ajo ishte përplasur. Por pas disa hetimeve, u identifikua se autor i kësaj ngjarje ishte i mituri që drejtonte një motor pa leje drejtimi.

    Policia zbuloi se se në dijeni të ngjarjes së rëndë kanë qenë edhe djali i të moshuarës dhe dy infermiere, të cilët nuk e raportuan ngjarjen e vërtetë dhe tentuan të pengonin zbardhjen e të vërtetës.

    Për këtë, ata janë proceduar penalisht nga policia.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen djeshme, në rrugën e fshatit Ostren, ku u aksidentua një 82-vjeçare,  ngjarje e cila u raportua fillimisht si rrëzim aksidental.

    Ndalohet 16-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se ka aksidentuar 82-vjeçaren, me motomjet dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit.

    Nis procedimi penal për djalin e 82-vjeçares për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, dhe për 2 infermierë të Qendrës Shëndetësore të njësisë Administrative Ostren, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Me datë 28.08.2024, rreth orës 23.40, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në fshatin Ostren , aksidentalisht ishte rrëzuar në rrugë shtetasja  S.M., 82 vjeçe,  dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Bulqizës, menjëherë është ngritur grupi hetimor për verifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

    Pas hetimeve të thelluara, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe grumbullimi i të gjitha provave materiale, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 82-vjeçarja, rreth orës 20.00, të datës 28.08.2024, ishte aksidentuar nga një motomjet që drejtohej nga shtetasi  L.M., 16-vjeç, i cili pas ngjarjes ishte larguar nga vendi i aksidentit.

    Në vijim të veprimeve, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L.M., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”.

    Po në vijim të hetimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit :

    1. M., 56 vjeç, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ka patur dijeni se nëna e tij është aksidentuar dhe nuk e ka kallzuar.

    I.K., 56 vjeç dhe H.K., 62 vjeçe, me profesion infermierë pranë Qendrës Shëndetësore të njësisë Administrative Ostren, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë raportuar për dëmtimet e konstatuara në trupin e 82-vjeçares.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

     

    82-vjeçaren hetimet perplasje per vdekje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    June 5, 2026

    “Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri i një biznesmeni, Florian Gjergji mashtron kambistin në Durrës

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.