Një nga të plagosurit e sherrit të dhunshëm në Palasë, Artur Koçeku ka dalë nga spitali dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, “Ora News” raporton se se biznesmeni Koçeku dhe një person tjetër që ka mbetur i plagosur kanë dhënë deklaratë në policie se nuk duan ta ndjekin ligjërisht këtë çështje, pasi veprimet që ata kanë kryer i kanë bërë në gjendje të dehur.
Sipas Koçekut ai dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë shokë me njëri-tjetrin, ndaj nuk ka preferuar të bëjë kallëzim në polici.
Pritet që në ditët në vijim prokuroria të shqyrtojë rastin, duke lënë një seri detyra për policinë për hetimin e kësaj dosje.
Për këtë ngjarje në kërkim janë shpallur Xhoni Spaho nga Tirana, Genti Baleci nga Durrësi, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri nga Tirana, por asnjëri prej tyre nuk është arrestuar.


