Një story e bërë së fundmi nga reperi Ghetto Geasy ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Ai ka postuar një thënie të Dritëro Agollit e cila ka futur në dilemë të madhe mijëra fansa të tyre.
“E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë ” mbahu” . Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: ” Më rrahu”, kjo është thënia që reperi ka postuar në llogarinë e tij dhe më pas e ka fshirë.
Kaq ka mjaftuar që dyshimet të ngrihen se mes tij dhe Marinës diçka nuk shkon.
Po të vësh re në profilet e tyre në Instagram, prej kohësh mungojnë fotot e tyre si çift.
Ndërkohë, kujtojmë që Marina këtë kohë është parë më së shumti nën shoqërinë e motrës së saj, Luana Vjollcës dhe së bashku kaluan dhe pushime në Jalë.
Përgatiti Radar.al



