Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një urim të ndjerë për bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja publikoi momente të veçanta familjare, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për partnerin.
Në një nga fotografitë, ku çifti shfaqet i përqafuar, Dafina shkroi: “Gëzuar ditëlindjen paqes sime, shtëpisë sime, personit tim. Faleminderit që çdo kapitull e shkruajmë bashkë. Le ta bëjmë çdo ditëlindje edhe më të bukur. Zemra jote meriton çdo zemër.”

Në një tjetër imazh, Kreshnik Gjergji shihet duke mbajtur në krahë djalin e tyre, ndërsa këngëtarja e shoqëroi foton me mesazhin: “Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë.”
Ndërsa në postimin e tretë, Dafina publikoi një moment të ëmbël ku partneri i saj dhe vogëlushi flenë së bashku, duke shkruar thjesht: “Jeta ime.”
Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji janë në një lidhje prej disa vitesh dhe janë prindër të një djali, Daskan. Çifti është gjithashtu në pritje të fëmijës së tyre të dytë.


