Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Sulm gjatë Krenarisë LGBTQ+ në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur, policia kërkon 21-vjeçarin e dyshuar

    July 26, 2026


    Një operacion i gjerë kërkimi është shtrirë në të gjithë Berlinin pas sulmit gjatë aktivitetit të Krenarisë LGBTQ+ në qendër të kryeqytetit gjerman, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.

    Policia e Berlinit ka identifikuar si të dyshuar një 21-vjeçar me emrin Abdul B., i cili ende nuk është arrestuar. Autoritetet bëjnë të ditur se ai konsiderohet person i rrezikshëm dhe mund të jetë i armatosur, ndaj qytetarëve u është kërkuar të mos i afrohen.

    Sipas përshkrimit të policisë, i dyshuari është rreth 1.90 metra i gjatë, me trup të dobët dhe flokë të zinj. Në momentin e fundit që është parë, ai dyshohet se mbante një bluzë të zezë me kapuç dhe pantallona të bardha.

    Autoritetet dyshojnë se Abdul B. është personi që drejtoi një automjet drejt turmës në zonën e parkut Tiergarten, rreth orës 22:00 të së shtunës, duke goditur disa pjesëmarrës të aktivitetit. Pas ngjarjes, automjeti u përplas me një pemë dhe u gjet i braktisur brenda parkut.

    Policia ka ngritur një operacion të gjerë kërkimi, duke përdorur mjete ajrore, kamera termike dhe kontrolle në zona të ndryshme të qytetit. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse persona të tjerë mund të kenë qenë të përfshirë.

    Pas sulmit, aktiviteti i Krenarisë në Berlin u anulua dhe mijëra pjesëmarrës u evakuuan nga zona përmes Portës së Brandenburgut. Rreth 30 persona u trajtuan në vendngjarje për shkak të gjendjes së shokut.

    Policia bëri të ditur se disa persona mund të kenë pësuar edhe plagë nga mjete prerëse, ndërsa motivi i ngjarjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, e cilësoi sulmin një goditje ndaj shoqërisë së lirë dhe të hapur, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz e dënoi ngjarjen si një akt të rëndë dhe kërkoi zbardhjen e plotë të saj.

    Parada e Krenarisë në Berlin, e njohur si “Christopher Street Day”, është një nga aktivitetet më të mëdha LGBTQ+ në Evropë dhe këtë vit kishte mbledhur mijëra pjesëmarrës në kryeqytetin gjerman.

    Berlin Gjermni LGBT
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

    July 26, 2026

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    July 26, 2026

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    July 26, 2026

    Sulm gjatë Krenarisë LGBTQ+ në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur, policia kërkon 21-vjeçarin e dyshuar

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.