Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Këngëtari i njohur i muzikës latine, Marc Anthony, është bërë baba për herë të tetë. Ai dhe bashkëshortja e tij, modelja Nadia Ferreira, kanë ndarë me ndjekësit lajmin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre të dytë së bashku.

    Çifti ka zbuluar se vogëlushja është quajtur Myla, ndërsa lajmin e kanë bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë ndarë edhe fotografi të të porsalindurës.

    “Çfarë bekimi i madh të ndajmë me ju ardhjen në jetë të Mylës sonë të çmuar. Nuk mund ta imagjinoni dot lumturinë që ndiejmë në shtëpinë tonë”, kanë shkruar Marc Anthony dhe Nadia Ferreira.

    Myla i bashkohet vëllait të saj të madh, Marcos, i cili lindi në qershor të vitit 2023.

    Çifti kishte njoftuar për pritjen e fëmijës së dytë në janar të këtij viti, në përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre. Më pas, Ferreira zbuloi gjininë e foshnjës përmes një fotografie me këpucë të vogla rozë.

    Marc Anthony dhe Nadia Ferreira u martuan në janar të vitit 2023 në Miami, rreth tetë muaj pasi kishin bërë publike fejesën. Për modelen paraguajane kjo është martesa e parë, ndërsa për këngëtarin bëhet fjalë për martesën e katërt.

    Me ardhjen në jetë të Mylës, Marc Anthony bëhet baba i tetë fëmijëve. Vajza e tij e madhe, Arianna, lindi në vitin 1994 nga lidhja me Debbie Rosado, ndërsa në atë periudhë ai adoptoi edhe djalin Chase.

    Më vonë, nga martesa me ish-Miss Universe Dayanara Torres, ai u bë baba i dy djemve, Cristian dhe Ryan. Nga martesa e tij e njohur me Jennifer Lopez, e cila zgjati dhjetë vite, ai ka edhe binjakët Maximilian dhe Emme.

    Kohët e fundit, emri i Marc Anthony është përmendur edhe pas mungesës së tij në ceremoninë e diplomimit të binjakëve. Më pas, Jennifer Lopez deklaroi në një intervistë se kishte pasur një rol të madh në rritjen e fëmijëve, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.