Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Futbolli nuk vjen në shtëpi, Argjentina përmbys Anglinë në fund dhe shkon në finalen e dytë radhazi të Botërorit

    “Mallkimi” 72-vjeçar i Anglisë, Tre Luanët nuk kanë eliminuar kurrë një kampion në fuqi të Botërorit

    A zhduken vetë venat e zgjeruara? Shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026/ Anglia apo Argjentina, cila do të jetë kundërshtarja e Spanjës?

    July 15, 2026
    Botërori 2026/ Anglia apo Argjentina, cila do të jetë kundërshtarja e Spanjës?

    Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja e dytë e Botërorit 2026. Në Atlanta, ‘Tre Luanët’ dhe skuadra ‘Albiceleste’, kampione në fuqi e bitës do të përballen në një nga rivalitetet më jetëgjata dhe më të ndezura në historinë e kampionateve botërore.

    Në lojë është një vend për në finalen e madhe të 19 korrikut, ku është kualifikuar Spanja. Skuadra që do të humbasë do të përballet me Francën për vendin e tretë.

    Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja që i gjithë globi priste. Nuk mund të përkufizohet si finalja e parakohshme si Francë-Spanjë, por rivaliteti mes këtyrë dy skuadrave në botërorë i ka rrënjët të thella dhe është 64 vjeçar, kohë më e gjatë se pritja e Tre Luanëve për titullin madhor. Në 1962 dhe 1966, ishin rezultatet 3-1 në grupe dhe 1-0 në çerekfinale(ndeshja që bëri që të përfshihen kartonët), por precedentët më të famshëm janë të tjerë. Meksikë 1986, Argjentinë-Angli 2-1; është ndeshja e ‘Dorës së Zotit’ dhe golit të shekullit, revanshi amerikanojugir për Ishujt Falkland/Malvinas. Ishte një sukses më shumë politik sesa futbollistik. Një dygolësh, ai i Maradonës që i dha mundësinë Argjentinës të kualifikohet për në gjysmëfinale me Albiceleste që më pas ngriti edhe trofeun. Dhe 12 vjet më vonë, në 1998, Argjentina u kualifikua në çerekfinale duke eliminuar Anglinë me penallti.

    Shkurt, një gjysmëfinale botërori nuk është kurrë banale, por Angli-Argjentinë është më larg këtij përkufizimi. Kane dhe Bellingham, me notat e ‘Wonderëall’ dhe ‘Hey Jude’ kërkojnë një revansh që do të thotë finalja e dytë e Anglisë në historinë e saj, me Tre Luanët që të vetmen fitore në një kupë botë e kanë arritur 60 vjet më parë. Nga ana tjetër, Argjentina do të kërkojë titullin e dytë radhazi, për t’i dhënë mundësinë Messit të fitojë një tjetër botëror e për të mbyllur ciklin e një skuadre që duke parë moshën e lojtarëve është në shansin e fundit të saj. Për Argjentinën, Anglia është pengesa e parë e vërtetë duke parë rrugëtimin e saj në këtë botëror që u konsiderua më e lehtë edhe pse në fund nuk rezultoi i tillë. Në lojë është finalja e madhe e New Yorkut ndaj një Spanje që ishte e aftë të eliminonte Francën superfavorite.

    Te Anglia, Tuchel përsëri nuk do të ketë në dispozicion Quansah që do të kthehet vetëm për një nga dy finalet. Kështu konfirmohet dyshja Konsa-Guehi. Përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës nuk do të ketë ndryshime. Ndërsa te Argjentina, pas golit vendimtar ndaj Zvicrës, Julian Alvarez shihet si kandidat për të qenë me Lionel Messin në sulm, me Lautaro Martinez në pankinë.

    Angli-Argjentinë Botërori 2026 futboll
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Futbolli nuk vjen në shtëpi, Argjentina përmbys Anglinë në fund dhe shkon në finalen e dytë radhazi të Botërorit

    July 15, 2026

    “Mallkimi” 72-vjeçar i Anglisë, Tre Luanët nuk kanë eliminuar kurrë një kampion në fuqi të Botërorit

    July 15, 2026

    A zhduken vetë venat e zgjeruara? Shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll

    July 15, 2026

    Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha

    July 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.