Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Futbolli nuk vjen në shtëpi, Argjentina përmbys Anglinë në fund dhe shkon në finalen e dytë radhazi të Botërorit

    “Mallkimi” 72-vjeçar i Anglisë, Tre Luanët nuk kanë eliminuar kurrë një kampion në fuqi të Botërorit

    A zhduken vetë venat e zgjeruara? Shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Shqipëria mbylli 3 kapitujt e parë me BE, ambasada gjermane: Moment historik, vendi të ruaj këtë dinamikë pozitive edhe për kapitujt e mbetur

    July 15, 2026
    Shqipëria mbylli 3 kapitujt e parë me BE, ambasada gjermane: Moment historik, vendi të ruaj këtë dinamikë pozitive edhe për kapitujt e mbetur

    Ambasada gjermane ka reaguar pas mbylljes së 3 kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada gjermane shprehet se ky është një moment historik, teksa theksohet se kjo gjë tregon gatishmërinë e Shqipërisë për t’u integruar në fushat kryesore të politikave të BE-së.

    Po ashtu ambasada nënvizon se Shqipëria duhet të ruaj këtë dinamikë pozitive gjatë punës së mëtejshme për kapitujt e mbetur.

    “Mirëpresim Konferencën e nëntë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe mbylljen e përkohshme të Kapitujve 25, 26 dhe 30 – kapitujt e parë që u mbyllën në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Kjo tregon gatishmërinë e Shqipërisë për t’u integruar në fushat kryesore të politikave të BE-së, për të thelluar bashkëpunimin në kërkim shkencor dhe inovacion, për të promovuar marrëdhënie më të ngushta arsimore dhe kulturore dhe për të kontribuar në forcimin e sigurisë ekonomike të BE-së.

    Ne vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të arritur këtë moment historik dhe i inkurajojmë ato të ruajnë këtë dinamikë pozitive gjatë punës së mëtejshme për kapitujt e mbetur. Kemi besimin se Shqipëria do të ndërtojë mbi këtë progres, do të vazhdojë kursin e saj të reformave me të njëjtën vendosmëri dhe do të arrijë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme – edhe në fushën e Themeloreve.

    Konfirmojmë mbështetjen tonë në perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe presim përparim të mëtejshëm në procesin e pranimit, bazuar në arritjet e veta dhe përmbushjen e kritereve të dakordësuara”, shkroi ambasada gjermane në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

    Shqipëria mbylli një ditë më parë tre kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian. Në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel, zyrtarët europianë vlerësuan ritmin e reformave, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një tjetër gur kilometrik. 

    Ambasada gjermane Shqipëria mbylli 3 kapitujt e parë me BE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Futbolli nuk vjen në shtëpi, Argjentina përmbys Anglinë në fund dhe shkon në finalen e dytë radhazi të Botërorit

    July 15, 2026

    “Mallkimi” 72-vjeçar i Anglisë, Tre Luanët nuk kanë eliminuar kurrë një kampion në fuqi të Botërorit

    July 15, 2026

    A zhduken vetë venat e zgjeruara? Shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll

    July 15, 2026

    Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha

    July 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.