GJERMANI– Ka nisur Gjyqi në Bückeburg të Gjermanisë për 3 trafikantët shqiptarë të drogës. Bëhet me dije se në bankën e të akuzuarve janë tre shqiptarë të moshës 29, 34 dhe 35 vjeç. Thuhet se kanë importuar ilegalisht rreth 1.5 kilogramë kokainë nga Belgjika në Gjermani.
Ndërkohë Prokurorja e lartë publike Malte Rabe von Kühleëein ka kërkuar masën, dënim me burg nga 4 deri në 5 vjet për tre shtetasit shqiptarë.
Raportohet se Policia ishte vënë në dijeni për çdo hap në atë moment, pasi udhëtimi monitorohej.


