Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama shpërthen pas review-ve negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë!

    “Little Albania” përfshihet në hartën zyrtare të New York-ut, polemika pas mungesës së “Little Italy”

    Vlerësime negative edhe për Kalanë e Rozafës, reagon Rama: Të shkatërrojmë turizmin se duhet t’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dh*na ndaj të miturës në Fier, gjykata cakton masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara

    July 11, 2026

    Gjykata e Fierit ka caktuar masat e sigurisë për tre të mitura të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së cilës u publikuan në rrjetet sociale.

    Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për shtetasen L.L., “Arrest në shtëpi” për të miturën K.G., ndërsa për të miturën M.R., e cila është në konflikt me ligjin, është caktuar masa “Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik”.

    Sipas Prokurorisë, tre të dyshuarat po hetohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim.

    Vendimi për masat e sigurisë është marrë në kuadër të procedimit penal nr. 1094 të vitit 2026, që lidhet me rastin e dhunës ndaj një të miture, i cili u bë publik pas shpërndarjes së pamjeve në platformat online.

    Organi i akuzës bën me dije se gjatë hetimeve janë identifikuar personat e dyshuar të përfshirë në ngjarje dhe janë kryer veprime procedurale që kanë ngritur dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprës penale.

    Sipas Prokurorisë, rrethanat e evidentuara deri në këtë fazë të hetimit kanë bërë të nevojshme vendosjen e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim.

    Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Fierit u ka bërë thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe subjekteve mediatike që të shmangin publikimin, shpërndarjen apo ripublikimin e pamjeve dhe të dhënave që mund të çojnë në identifikimin e të miturve të përfshirë në këtë ngjarje.

    Prokuroria ka theksuar se do të vijojë të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme të çështjes, në respektim të sekretit hetimor, privatësisë dhe të drejtave të të miturve.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama shpërthen pas review-ve negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë!

    July 11, 2026

    “Little Albania” përfshihet në hartën zyrtare të New York-ut, polemika pas mungesës së “Little Italy”

    July 11, 2026

    Vlerësime negative edhe për Kalanë e Rozafës, reagon Rama: Të shkatërrojmë turizmin se duhet t’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin?

    July 11, 2026

    Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese pranë bregut, dy të rinj gjobiten me mbi 1 milion lekë

    July 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.