Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin, kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë makinën dhe, për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të gjashtë të miturit kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Burime paraprake bëjnë me dije se një 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar frakturë në legen, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në gjymtyrë.
Edhe katër fëmijët e tjerë kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas janë transportuar drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Për evakuimin dhe transportimin e të plagosurve janë angazhuar gjashtë autoambulanca.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


