Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës

    OBSH shpall të përfunduar shpërthimin e Hantavirusit: Nuk ka raste të reja prej 25 majit

    Pas tensioneve para Kuvendit, Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve të shmangin protestat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përgjimet nga Aruba / CEO i FIBANK pas gomones që fshehën Trafikantët (DOKUMENTI)

    July 2, 2026

    Dosja ARUBA / CEO dhe Drejtori i FIBANK paguan 400 mijë euro për të fshehur pronësinë e gomones së trafikantëve / Uragani

    Hetimet e SPAK dhe prokurorëve Altin Dumani dhe Elida Kaçkini në dosjen e njohur si “Aruba” kanë faktuar se bankat e nivelit të dytë janë përdorur masivisht për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në një prej dhjetëra episodeve është faktuar përfshirja direkte e CEO-së së një banke dhe drejtorit të saj për të kaluar në llogaritë e dy shtetasve 400 mijë euro me argumentin “Blerje Gomone”.

    Në përgjimet e SPAK thuhet se gomonja ka kushtuar realisht 850 mijë euro, por me letra në bankë, për të pastruar, justifikuar apo qarkulluar paratë, është shënuar vlera prej 400 mijë eurosh. Kjo vlerë përkon edhe me kontratën e blerjes me të cilën FIBANK ka marrë këtë mjet lundrues.

    Paratë kanë kaluar nga FIBANK në BKT, thuhet në dosjen “Aruba”, dhe pala blerëse e gomones rezulton të jetë Banka e Parë e Investimeve (FIBANK), e përfaqësuar nga CEO-ja e saj dhe Drejtori i Biznesit.

    Sipas materialeve të lexuara nga WebLajm.com thuhet:

    “Po në të njëjtën datë, 26.05.2023, shtetasit D.Dh dhe P.Dh (në cilësinë e shitësit) kanë nënshkruar kontratën me nr. repertori 2059 dhe nr. koleksioni 620, me të cilën i kanë shitur mjetin lundrues “Uragan”, me nr. shasie GR-TEC4T113E222, palës blerëse Banka e Parë e Investimeve – Albania sh.a., regjistruar në Regjistrin Tregtar Shqiptar me vendim nr. 35506, datë 19.04.2006, të Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, NIPT K72014801J, me seli në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, kati 14, Tiranë, e përfaqësuar rregullisht nga znj. Elma Lloja, shtetase shqiptare, në cilësinë e CEO dhe Drejtoreshës Ekzekutive, dhe z. Gledis Hysenaj, shtetas shqiptar, në cilësinë e Drejtorit të Departamentit të Biznesit.

    Palët kanë rënë dakord që çmimi i mjetit lundrues të përshkruar më sipër është 400,000 euro (katërqind mijë euro). Palët deklarojnë se shuma e çmimit të shitjes do të likuidohet nëpërmjet llogarive bankare dhe do të kalojë në llogarinë e palës shitëse D.Dh pranë Bankës Kombëtare Tregtare sh.a.”

    Pasi e ka blerë këtë mjet lundrues, FIBANK ia ka lënë në përdorim një biznesmeni, i cili po ashtu është pjesë e të hetuarve dhe të dyshuarve nga SPAK si pjesëtar i grupit kriminal.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës

    July 2, 2026

    OBSH shpall të përfunduar shpërthimin e Hantavirusit: Nuk ka raste të reja prej 25 majit

    July 2, 2026

    Pas tensioneve para Kuvendit, Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve të shmangin protestat

    July 2, 2026

    Vala ekstreme e të nxehtit në Holandë, rreth 480 viktima brenda një jave

    July 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.