Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Eurovision zgjerohet, Kanadaja i bashkohet festivalit nga viti 2027

    FIFA ngre alarmin: 89 mijë postime me gjuhë urrejtjeje gjatë fazës së grupeve të Botërorit

    Rrëzohet helikopteri i Marinës amerikane në Detin Arabik, një ushtarak rezulton i zhdukur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Kompensimi 10% i TVSH-së për fermerët, nisin aplikimet! Në 5 muaj dorëzuan fatura vetëm 8.514 fermerë nga mbi 110 mijë

    July 1, 2026

    Nga kjo e mërkurë të gjithë fermerët që i kanë shitur produktet e tyre tek bizneset e mëdha me TVSH, si agroturizmi, grumbullues apo agropërpunues, do mund të kërkojnë kompensimin 10% për faturat e tyre.

    Ministri i Bujqësisë Andis Salla iu bën thirrje fermerëve me NIPT, me status aktiv të aplikojnë për të përfituar nga kjo mbështetje financiare.

    “Aplikimi kryhet online përmes sistemit e-Filing të Administratës Tatimore dhe përfitues janë fermerët e regjistruar si prodhues bujqësorë, që nuk janë pjesë e regjimit të TVSH-së dhe kanë status aktiv”, shkruan ministri.

    Edhe ministri i Financave Petrit Malaj ka shpërndarë njoftimin në rrjetet sociale

    “Nga 1 Korriku deri më 31 Dhjetor 2026, fermerët mund të aplikojnë për të përfituar kompensimin 10% të vlerës së shitjeve të produkteve bujqësore të dokumentuara me autofaturë për periudhën 01.01.2026 – 30.06.2026”, shkruan Malaj.

    Për të përfituar kompensimin fermerët duhet të sigurohen që kanë marrë faturë të fiskalizuar nga blerësi. Kompensimi bazohet i gjithi në fatura. Konkretisht blerësi do t’i lëshojë faturën tatimore fermerit për mallrat ose shërbimet e blera, dhe nga vlera e shkruar në faturë do t’i kompensohet 10% fermerit. Pra nëse fermeri shet produkte me vlerë 100 mijë lekë, do të marrë si kompensim nga shteti 10% të faturës ose 10 mijë lekë.

    Për 5-mujorin e parë të vitit, Administrata tatimore thotë se vlera e kompensimit që mund të përfitojnë fermerët është rreth 10.7 milionë euro, bazuar në faturat e gjeneruara për këtë periudhë. Nga rreth 110 mijë fermerë me NIPT në vend, Report Tv mëson se numri gjithsej i faturave të dorëzuara për këtë periudhë është vetëm 8.514.

    Fermerët duhet t’i dorëzojnë faturat një herë në gjashtë muaj. Kompensimin për janar-qershor 2026, ata do e marrin brenda 31 dhjetorit të këtij viti, ndërsa për faturat e gjashtëmujorin e dytë të vitit, do e marrin deri në qershor të 2027-ës.

    ekonomi Kompensimi 10% i TVSH-së për fermerët nisin aplikimet! Në 5 muaj dorëzuan fatura vetëm 8.514 fermerë nga mbi 110 mijë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Eurovision zgjerohet, Kanadaja i bashkohet festivalit nga viti 2027

    July 1, 2026

    FIFA ngre alarmin: 89 mijë postime me gjuhë urrejtjeje gjatë fazës së grupeve të Botërorit

    July 1, 2026

    Rrëzohet helikopteri i Marinës amerikane në Detin Arabik, një ushtarak rezulton i zhdukur

    July 1, 2026

    Pikëpyetje mbi financimin e Aeroportit të Vlorës: Kredia 100 milionë euro dhe transparenca e munguar e investitorëve

    July 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.