Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    Botërori 2026/ Katari rekrutoi dhe pagoi tifozë në SHBA, hetimi: Mjafton të kishin lidhje me Lindjen e Mesme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “F*ck you s’ishte për shqiptarët!”: Rama sqaron deklaratën

    June 28, 2026

    Kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale ku i përgjigjet një qytetari që i drejtohet me fjalët “o ndyrësirë” për frazën “fuck you” që shefi i qeverisë përdori në intervistën me “Financial Times”

    Në përgjigje, Rama, që e identifikon djalin si “demokrat 24 karatë”, shprehet se nuk ishte një frazë drejtuar popullit shqiptar, por atyre që e akuzojnë pa pasur asnjë provë.

    “Para se të hapja videon, ndieva sëkëlldinë e tij. Demokrat 24 karatë, nip i një demokrati të respektuar, profesionist me të cilin më lidh respekti i ndërsjelltë. Unë s’ua kam thënë shqiptarëve atë gjë, duket qartë edhe në artikull kur gazetari i Financial Times më ka pyetur si u përgjigjesh ti atyre që të akuzojnë se je kumbari i Shqipërisë? Është në fakt për atë që më akuzon për vite e vite dhe më ka baltosur. Nga një orë bisedë e lirë, gazeari zgjodhi pikërisht atë fjali, por unë s’jam pishman”, tha Rama.

    Qytetari e akuzon kryeministrin si shkaktarin e rënies së nivelit të shëndetësisë që e detyroi babain e tij të kurohej jashtë sepse në Shqipëri e trajtonin për ulcer, por më pas ndërroi jetë.

    Rama thotë se sipas verifikimeve, babai i djalit është kuruar jashtë dhe s’ka shkelur në asnjë spital të Shqipërisë, teksa shton:

    “Djali ka shkuar shumë larg bashkë me valën e revolucionit imagjinar të bulevardit. Urrejtja politike dhe furia e algoritimit e kanë bërë të më fajësojë mua publikisht pas 10 vjetësh kur i ati që nuk u shërua dot në Tiranë nga kanceri i mëlçisë dhe ndërroi jetë në Vjenë, kthehet në skenë për t’u përdorur për mish për top,” thotë Rama, teksa pohon se shëndetësia ka nevojë për më shumë punë.

    “Mos e kruaj me popullin! Mos i jep gojës! Ik e një orë më parë!”, shprehet djali në video.

    “Jo popullit jo! Jo popullit, as ky djali as ata që iu djeg ajo fjala që më akuzojnë të dalë duarsh e mendsh, nuk flasin dot në emër të popullit sepse populli flet vetë. Ata njerëzit askush nuk i ka linçuar, thjesht janë ekspozuar për t’u çmaskuar me fakte si individë të rrezikshëm, jo me shpifje, jo me sharje”, është përgjigjja e kryeministrit.

    Më tej, qytetari i kërkon të japë dorëheqjen që “shqiptarët ta marrin Shqipërinë në dorë”, por Rama i rikujton kontratën.

    “Jo sepse unë jam i lidhur me kontratë me popullin sovran të Shqipërisë me të cilin kam firmosur deri në 2029 dhe nuk kanë para për të yshtur këtë protestë dhe unë nuk i ngatërroj me këto personazhe të padinjitetshme. Me t’u neutralizuar e keqja e madhe me shumë koka që ka kapur për fyti protestën, do të kthehem drejt masës domethënëse të njerëzve dhe do t’u them se çfarë kam kuptuar nga e gjithë kjo nevojë e tyre për të protestuar dhe si mendoj unë se duhen adresuar ato që, së brendshmi, sinqerisht i thërrasin njerëzit drejt protestës, drejt nevojës për t’u dëgjuar, drejt admirimit për ata që protestojnë në emër të tyre”, përfundon kryeministri./ Shqiptarja.com

    Edi rama financial times
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    June 28, 2026

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    June 28, 2026

    Botërori 2026/ Katari rekrutoi dhe pagoi tifozë në SHBA, hetimi: Mjafton të kishin lidhje me Lindjen e Mesme

    June 28, 2026

    Turisti polak bllokohet në Gjirin e Gjipesë, autoritetet në terren për ta shpëtuar, rasti i dytë në 48 orë

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.