Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kavaja, drejt zgjidhjes së problemit rrugor shumëvjeçar, Taulant Balla inspekton punimet

    June 28, 2026

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, inspektoi punimet që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për hapjen, sistemimin dhe asfaltimin e hyrje-daljeve në rrugën dytësore të qytetit të Kavajës.

    Gjatë inspektimit, Balla tha se ndërhyrja i jep zgjidhje një problemi të kahershëm për banorët dhe bizneset e zonës, si edhe për aksesin drejt Spitalit të Kavajës.

    “Banorët dhe bizneset e kësaj zone kanë pasur vështirësi të mëdha për të hyrë në qytet, për të shkuar në spital apo për të përdorur mbikalimin. Më mirë vonë sesa kurrë, ky problem më në fund po merr zgjidhje”, u shpreh ai.

    Sipas Ballës, në planin e Ministrisë së Shëndetësisë është që Spitali i Kavajës të shndërrohet në një qendër rajonale urgjence, ndaj përmirësimi i infrastrukturës rrugore merr një rëndësi edhe më të madhe.

    “Në momentin që spitali do të funksionojë si qendër rajonale urgjence, mbërritja atje do të numërohet me sekonda dhe jo me minuta. Në emergjencë, koha shpëton jetë”, deklaroi Balla.

    Ai bëri të ditur se do t’i kërkohet Autoritetit Rrugor Shqiptar krijimi i një hyrje-daljeje të drejtpërdrejtë drejt spitalit, për të garantuar akses më të shpejtë.

    Balla solli në vëmendje edhe rastin e një biznesi karburanti që kishte mbetur jashtë funksionit për shkak të mungesës së aksesit, ndërsa me hapjen e rrugës pritet të rikthehet në aktivitet.

    Ai gjithashtu kërkoi më shumë angazhim për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave përgjatë akseve rrugore, duke theksuar potencialin e Kavajës për t’u zhvilluar më tej./ Shqiptarja.com

    inspektim Kavaje Taulant Balla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres

    June 28, 2026

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    June 28, 2026

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    June 28, 2026

    Botërori 2026/ Katari rekrutoi dhe pagoi tifozë në SHBA, hetimi: Mjafton të kishin lidhje me Lindjen e Mesme

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.