Adrola Dushi feston sot ditëlindjen dhe partneri i saj, reperi Capital T, nuk e la këtë moment të kalonte pa një urim publik. Përmes një postimi në Instagram, ku dyshja shfaqet së bashku, ai i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla.
“Bota u bë pak më e bukur ditën kur ti erdhe në jetë. Gëzuar ditëlindjen!“, ka shkruar reperi krahas fotos së tyre.

Prej kohësh, marrëdhënia mes Adrolës dhe Capital T ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Edhe pse prej muajsh qarkullonin aludime për romancën e tyre dhe ndjekësit përpiqeshin të gjenin “shenja” në postimet e tyre në rrjetet sociale, dyshja zgjodhën të mos e konfirmonin publikisht.
Vetëm pak muaj më parë, në Ditën e Shën Valentinit, ata vendosën t’i jepnin fund spekulimeve duke publikuar një foto së bashku, me të cilën konfirmuan lidhjen e tyre.
“Nuk flas shumë për atë që ka rëndësi. Thjesht e mbaj pranë vetes”, shkruanin ata krahas postimit që zyrtarizoi romancën.


