Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i madh në Karaburun, flakët përfshijnë sipërfaqe me bimësi, tymi mbulon vijën bregdetare

    Nga Eva Murati tek Egli Tako/ VIP-at shqiptare ndezin verën, poza sensuale dhe pushime luksoze larg syrit të publikut

    Rama ironizon Spiropalin për “Shqipërinë e re”: Mezi pres draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama: Protestat sot ushqejnë algoritmin, demokracia po përballet me “proletariatin e ekranit”

    June 20, 2026
    Screenshot

    Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se rrjetet sociale dhe algoritmet po ndryshojnë mënyrën se si zhvillohet debati publik dhe protestat në shoqërinë moderne.

    Duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike dhe debateve për investimet në Zvërnec, Rama tha se protestat e ditëve të sotme nuk zhvillohen më në sheshe tradicionale, por në një “shesh” të ri, të krijuar për algoritmet e platformave digjitale.

    Sipas tij, studiot televizive janë kthyer në hapësira ku prodhohet përmbajtja që ushqen algoritmet dhe rrit përhapjen e mesazheve në rrjetet sociale.

    Kryeministri argumentoi se sfida e kohës nuk lidhet më me ndarjen mes së majtës dhe së djathtës, por me përplasjen mes politikës që synon t’u shërbejë qytetarëve dhe logjikës së algoritmeve që favorizon konfliktin dhe vëmendjen.

    Rama tha se shekulli XXI po krijon një klasë të re shoqërore, të cilën e quajti “proletariati i algoritmit”, njerëz që bashkohen jo nga puna apo profesioni, por nga ekrani i telefonit dhe dëshira për dukshmëri.

    Ai theksoi se demokracia nuk nënkupton që çdo opinion ka të njëjtën peshë në çdo çështje dhe se liria e fjalës nuk zëvendëson dijen, provën dhe kompetencën.

    “Demokracia po përballet me njeriun që nuk ka krijuar kurrë asgjë, nuk ka asnjë shkollë dhe asnjë kompetencë për të folur mbi atë që vendos të flasë”, u shpreh Rama.

    Sipas kryeministrit, algoritmet nuk njohin përgjegjësi, por vetëm vëmendjen, duke nxitur përmbajtje gjithnjë e më konfliktuale. Ai paralajmëroi se në epokën e rrjeteve sociale, emocionet, britmat dhe shpifjet përhapen më shpejt se argumentet dhe faktet.

    Rama shtoi se shumë individë përfshihen në debate politike apo protesta jo sepse kanë diçka konkrete për të kontribuar, por sepse ndjekin trendet dhe kanë frikë të mbeten jashtë vëmendjes që krijojnë platformat sociale.

    Edi rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i madh në Karaburun, flakët përfshijnë sipërfaqe me bimësi, tymi mbulon vijën bregdetare

    June 20, 2026

    Nga Eva Murati tek Egli Tako/ VIP-at shqiptare ndezin verën, poza sensuale dhe pushime luksoze larg syrit të publikut

    June 20, 2026

    Rama ironizon Spiropalin për “Shqipërinë e re”: Mezi pres draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë

    June 20, 2026

    Dy operacione në Durrës, arrestohen autorë të dyshuar të grabitjeve me ar*ë dhe dh*në

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.