Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 35-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa aktivitetet përkujtimore kanë kulmuar në Tiranë me një aktivitet të organizuar në sheshin përpara stadiumit “Arena Kombëtare”.
Me këtë rast, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë një mesazh urimi për socialistët përmes një postimi në Facebook.
“Gëzuar ditëlindjen e 35-të gjithë familjes socialiste”, shkruan Veliaj në mesazhin e tij.
Partia Socialiste u themelua në vitin 1991 dhe këtë vit shënon 35 vjet nga krijimi i saj, me aktivitete festive të organizuara në disa qytete të vendit dhe në kryeqytet.


