Kupa e Botës ka nisur zyrtarisht, duke hapur një tjetër kapitull të madh në historinë e futbollit botëror, me një ceremoni hapëse të mbushur me spektakël dhe emocione.
Nga stadiumi legjendar Azteca në Meksikë, turneu më i madh i futbollit në planet ka marrë zyrtarisht udhë, mes atmosferës festive dhe kushteve të paqëndrueshme të motit që varionin mes diellit dhe reshjeve.
Ceremonia hapëse u shoqërua me një performancë të veçantë muzikore, ku këngëtarja Shakira u rikthye në skenën e Kupës së Botës pas 16 vitesh, duke interpretuar së bashku me artistin Burna Boy këngën himn të turneut “Dai Dai”.
Performanca e tyre ndezi atmosferën në stadium, e shoqëruar edhe nga një grup artistësh të tjerë, duke sjellë një shfaqje të kuruar me elemente muzikore dhe vizuale që u pritën me entuziazëm nga tifozët e pranishëm.
Kjo ceremoni shënoi fillimin e një turneu 39-ditor, që pritet të sjellë emocione të forta, surpriza dhe momente historike për miliona tifozë në mbarë botën.
¡Es hermoso! 🥹
— TV Azteca Deportes (@AztecaDeportes) June 11, 2026
Así luce el Estadio Ciudad de México a minutos del partido entre la Selección Mexicana y Sudáfrica, encuentro inaugural de la Copa Mundial de la FIFA 2026™️#ElCanalDelMundial #CopaMundialFIFA #Somos26 #MiSelecciónAzteca #ElMundialXAzteca #YoLoVeoXAzteca
🔴 Los… pic.twitter.com/CsKvJyZryY


