Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Kurbin me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Policia e Shtetit njoftoi se Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi fazën e 95-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e të kërkuarit.
Gjatë operacionit u kap dhe u arrestua Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç, i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Rome.
Sipas autoriteteve, gjykatat italiane e kanë dënuar Nikollajn me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.
Ndërkohë, po vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.


