Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Efektivi i Policisë, Loren Rama, në krye të detyrës në zonën e Casa Italias është sulmuar me thikë. Agresori Dorian Kaso i ka shkuar policit nga mbrapa dhe i ka vendosur thikën në qafë.
Fatmirësisht, Rama ka arritur të reagojë me lëvizje të shpejta dhe e ka neutralizuar në kohë.
Autori i krimit është shoqëruar në ambientet e policisë dhe nuk është treguar bashkëpunues. Ai nuk ka treguar arsyet që e kanë çuar të ndërmarrë ky veprim.


