Këngëtari i njohur nga Kosova Sinan Vllasaliu ka pësuar një aksident me motor, si pasojë e të cilit ka marrë lëndime në këmbë.
Sipas informacioneve të publikuara nga Prive në Klan Kosova, artisti ndodhet në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pasi u bë e ditur se ai ishte përzgjedhur për të performuar në dasmën e yllit botëror Dua Lipa, e cila pritet të mbahet në Itali.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të arrijë të rikuperohet në kohë për të marrë pjesë në ceremoninë e shumëpërfolur.


