Reperi shqiptar Stresi ka folur hapur për raportin e tij me Cllevio gjatë një interviste në emisionin Shqipëria Live, duke pranuar se e ka të vështirë të flasë për ish-mikun e tij.
Ai ka kujtuar kohën kur mes tyre ekzistonte një miqësi e ngushtë, ndërsa theksoi se sot rrugët e tyre janë ndarë dhe kanë zgjedhur drejtime të ndryshme në jetë dhe karrierë.
“Cllevios i them ne na vrasin më shumë kujtimet, jo sharjet. Nuk e kam të lehtë të flas për këtë njeri sepse është ndër shokët e parë të mi, pavarësisht që sot kemi dy pole të ndryshme”, u shpreh Stresi.

Reperi shtoi se, pavarësisht distancës mes tyre, i uron suksese në karrierë dhe e vlerëson si artist.
“Cllevio ka zgjedhur rrugën e vet. I uroj shumë suksese. Është artist shumë i talentuar, të merret me muzikën dhe të fokusohet në të”, tha ai, duke i sugjeruar të lërë mënjanë konfliktet dhe të përqendrohet te projektet artistike.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer në vëmendje marrëdhënien e dikurshme mes dy artistëve, që sot duket se kanë distancë si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.


