Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    “Shiko atë gruan tënde…”/ Përplasje e ashpër mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit në “Ferma VIP”

    “Discoverthisearth”: Shqipëria mes destinacioneve me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Erio Zejnon, i përfshirë në organizimin e atentateve ndaj dy të “fortëve” të Vlorës

    June 4, 2026

    Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor Erio Zejnon për përfshirje në organizimin e atentateve ndaj Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, duke e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

    Sipas vendimit të gjykatës, Erio Zejno u akuzua për disa vepra penale, përfshirë “sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “mbajtje pa leje dhe prodhim armësh e municionesh” si dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kishte paraqitur kërkesën për gjykim, duke e lidhur të pandehurin me veprimtari kriminale të organizuar në bashkëpunim me persona të tjerë.

    Sipas dosjes hetimore, veprat penale janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe kanë pasur si objektiv organizimin e atentateve ndaj dy shtetasve të njohur me inicialet E.M. dhe I.H.

    Gjykimi i çështjes është zhvilluar me procedurë të shkurtuar, ndërsa trupi gjykues ka vendosur fillimisht një dënim total prej 11 vitesh burgim, i cili më pas është ulur me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u finalizuar në 7 vite e 4 muaj burg.

    Vendimi parashikon gjithashtu që vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa shpenzimet procedurale i ngarkohen të pandehurit.

    Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026

    “Shiko atë gruan tënde…”/ Përplasje e ashpër mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit në “Ferma VIP”

    June 4, 2026

    “Discoverthisearth”: Shqipëria mes destinacioneve me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

    June 4, 2026

    Lajm i mirë për të rinjtë, hapen grante deri në 10 mijë euro për projekte rinore

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.