Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pas tragjedisë në Maliq, Hita dhe Lamallari mbledhin urgjentisht drejtuesit e policisë në Korçë

    June 4, 2026

    Një operacion i Policisë së Shtetit për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Maliq përfundoi në tragjedi, duke lënë të vrarë efektivin Enea Mekolli dhe të plagosur kolegun e tij, Edison Adri.

    Pas ngjarjes së rëndë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mbërritën në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë, ku po zhvillohet një mbledhje urgjente për të analizuar detajet e operacionit dhe rrethanat që çuan në humbjen e jetës së efektivit.

    Burime bëjnë me dije se në aksionin për lokalizimin dhe arrestimin e Violand Braçellarit morën pjesë rreth 40 forca policie, mes tyre edhe 6 efektivë të forcës “Shqiponja”.

    Para mbërritjes në Korçë, Hita vizitoi në spital efektivin e plagosur Edison Adri, i cili po merr trajtim mjekësor. Në reagimin e tij, kreu i Policisë shprehu dhimbjen për humbjen e Enea Mekollit, duke e cilësuar atë si një shërbëtor të përkushtuar të qytetarëve që ra në krye të detyrës.

    Ndërkohë, strukturat drejtuese të policisë po shqyrtojnë të gjithë planin operacional për të zbardhur çdo detaj të aksionit që u kthye në një nga ngjarjet më të rënda për uniformat blu.

    Besfort Lamallari Skender Hita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    June 4, 2026

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    June 4, 2026

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    June 4, 2026

    Rubio qetëson aleatët: SHBA nuk largohet nga NATO, por Trump kërkon reforma të thella

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.