Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Sipas burimeve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


