Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

    Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Angela Merkel merr çmimin më të lartë të BE

    May 20, 2026

    Në Strasburg u dha për herë të parë Urdhri Evropian i Meritës. Ndër fituesit ishte edhe ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u nderua me shkallën më të lartë të Urdhrit.

    Ndër fituesit e çmimit ishte edhe ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel , e cila u nderua me shkallën më të lartë të Urdhrit si “Anëtare me Merita të Urdhrit”.

    Vlerësim për 16 vjet autoritet drejtues

    Juria e arsyetoi nderimin e 71-vjeçares me autoritetin e saj të pandërprerë drejtues në Evropë gjatë 16 viteve të saj si Kancelare dhe me rolin e saj për Traktatin e Lisbonës. Ish-Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso theksoi se Merkel është angazhuar në vazhdimësi për integrimin evropian dhe për vlerat e përbashkëta.

    Merkel: Tre premtime të Evropës në rrezik

    Pas marrjes së Urdhrit,  Merkeli kujtoi në fjalimin e saj tre premtime që sipas saj përshkojnë si konstante “75 vitet e BE-së” – premtimin e paqes, premtimin e mirëqenies dhe atë të demokracisë. Por politikania gjermane i sheh të tria premtimet të kërcënuara.

    Ajo tha se “sulmi barbar” i Rusisë ndaj Ukrainës ka treguar se premtimi i paqes nuk është i vetëkuptueshëm, por i brishtë. Merkel shtoi se SHBA sot nuk është më “shtyllë e sigurt” siç ishte dikur.

    Për të siguruar mirëqenien, nevojitet qëndrueshmëri dhe sukses ekonomik. Duke iu referuar premtimit të demokracisë, ish-Kancelarja paralajmëroi se nuk mund të ketë liri pa demokraci.

    Paralajmërim për mediat sociale dhe inteligjencën artificiale

    Merkel sheh rreziqe të veçanta nga zhvillimi i shpejtë i mediave sociale – “ku faktet nuk janë më fakte”, ku gënjeshtrat bëhen të vërteta dhe ndjenjat përzihen me të vërtetat. Kjo përforcohet nga përdorimi gjithnjë e më i gjerë i inteligjencës artificiale. Merkeli bëri thirrje prandaj që të vazhdohet “rruga e rregullimit”, edhe nëse ndonjëherë bëhen gabime.

    Fitues të tjerë të shquar

    Së bashku me Merkelin u nderuan personalitete të tjera të shquara, ndër ta Presidenti ukrainas Wolodymyr Zelenski dhe ish-presidenti polak Lech Walesa, të cilët gjithashtu morën shkallën më të lartë të Urdhrit. Përveç disa politikanëve, në mesin e fituesve janë edhe shkencëtarë, sportistë dhe katër anëtarët e bandës U2.

    Urdhri Evropian i Meritës u krijua në përvjetorin e 75-të të Deklaratës së Robert Schuman-it në maj 2025 dhe vlerëson personat që kanë dhënë kontribut në integrimin evropian ose në nxitjen dhe mbrojtjen e vlerave themelore të BE./DW

    Angela Merkel BE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

    June 17, 2026

    Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

    June 17, 2026

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    June 17, 2026

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.